Ka filluar Samiti për Ballkanin Perëndimor që mbahet në qytetin Poznanj të Polonisë. Samitin e kanë hapur Komisioneri për Zgjerim Johanes Han, ministri i Jashtëm i Polonisë Jacek Çaputoviq, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim ekonomik dhe Zhvillim Anhel Gurria, Sekretarja e Përgjithshme Këshillit të Zhvillim Rajonal Majlinda Bregu dhe Kryesuesi i forumin investues të Odave të Ballkanit Perëndimor Marko Çadezh.
Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Johannes Hahn ka kërkuar që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave dhe ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Ndërkohë sic ka njoftuar përmes një komunikate Qeveria e Maqedonisë së Veriut, një nga dokumentet që do të miratohet në Samitin Vjetor të Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe Deklarata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. /Klan Macedoni/