close

PRAGË: PËRKUJTOHET STUDENTI JAN PALACH

Çekia shënoi të mërkuren 50 vjetorin e ditës kur studenti, Jan Palach, i vuri flakën vetes në qendër të Pragës, si një akt i revoltës ndaj invasionit sovjetik të vitit 1968. Studenti i ekonomisë dhe filozofisë, la një letër në të cilën bënte thirrje për fundin e censurës dhe propagandës sovjetike dhe për një grevë të përgjithshme. Dhjetra përkujtime janë mbajtur të mërkurën në tërë Çekinë, përfshirë zbulimin e një pllake memoriale në “Charles University” ku Palach ka studiuar.