close

PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR

Nga 11 prilli, në repertor të kinemave


Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji nga Kushtrim Bekteshi pati premieren e tij te premten ku ishin te ftuar i gjithe kasti i filmit si dhe shumë artdashës, ky film pritet të jetë premierë në ekranin e kinemasë nga 11 Prilli, kurse premierën ndërkombëtare do ta ketë në festivalin ndërkombëtar të Moskës.

Pranverë e paharruar ne fshatin e harruar, një projekt i filmit artistik me metrazh të gjatë, që mbaroi xhirimet vitin që kaloi, dhe që ka bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe i përkrahur gjithashtu nga të tre shtetet. Regjisori dhe skenografi Kushtrim Bekteshi me shumë emocione iu drejtua publikut pas projeksionit filmik, ku na tregoi se projektin e ka një rrugëtim të gjatë, gati një dekadë.

Njëri ndër producentët e filmit, Mumin Jashari nga Kosova, thotë se procesi i realizimit filmik me tëvërtetë ka qenë sfidues dhe i “paharruar”.

Filmi ka një kast shumë të madh dhe e veçanta është që nuk ka pasur role kryesore dhe fokusi i është lënë storjes dhe pikturës. Adem Karaga, aktor në këtë film, thotë se në këtë film secili spektator mund ta gjejë veten.

Romir Zalla, gjithashtu pjesë e kastit të filmit, thotë që ky produkt për herë të parë bashkoi trojet tona nëpërmjet artit.

Në filmin “Pranverë e paharruar…” në role janë aktorët Ndriçim Xhepa, Shkumbin Istrefi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adriana Matoshi e të tjerë. Filmi është xhiruar në fshatin Gjonomadh të Korçës. /Teuta Zekiri/