Premier League do të ndalë lojën për iftar

Futbollistët mund të konsumojnë diçka gjatë ndeshjes

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Premier League nuk do të jetë pengesë për futbollistët të cilët agjërojnë për Ramazan nga 22 marsi deri më 21 Prill. Ata do të kenë mundësinë të konsumojnë diçka në orarin e iftarit dhe në këtë sezon do të jetë me rregull.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shoqata e arbitrave ka informuar zyrtarët e garës që t’i mundësojnë futbollistëve të hanë dhe të pinë ujë në orarin e përcaktuar nga kalendari mysliman për ndërprerjen e agjërimit.

Më parë kjo vendosej mes ekipeve ose lihej në dorë të zyrtarëve të sfidës. Një nga skuadrat që pati më tepër raste në sezonet e kaluar ishte Leicester City. Në Premier League ka futbollistë nga qindra vende të botës ku nuk mungojnë ata me besimit mysliman.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share