close

PREMIER LEAGUE: FITORJA E GJASHTË RADHAZI I “DJAJVE TË KUQ”

 David de Gea: “Trajneri ka sjellë lumturi”


Mançester Junajted vazhdon rrugëtimin e sukseseve nën drejtimin e trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer duke e shënuar fitoren e gjashtë radhazi. “Djajtë e kuq” në  ndeshjen e  javës së 22-të të Premierligës, në transfertë mundi Tottenhamin 1-0 me një gol të vetëm të Markus Rashfordit. Pas këtij suksesi portieri David De Gea i cili shkëlqeu në këtë përballje, ka thënë se “Trajneri ka sjellë lumturi”, ndërsa “Lojtarët janë duke luajtur mirë dhe skuadra është shumë e fortë tani”.

Nga ana tjetër skuadra e Tottenhamnit është shumë e shqetësuar pasi krahas disfatës është dëmtuar ylli i skuadrës Harry Kane. Këtë shqetësim pas ndeshjes e ka shprehur trajneri Mauricio Pochettino “Jemi të shqetësuar për atë (lëndimin e Kane), do të shohim nesër dhe shpresojmë se nuk është keq” ka thënë Pochettino për “BBC”. /Agjencitë/