close
Sport

PREMIER LEAGUE: “NDALET HOVI I DJAJVE TË KUQ” 

arsenali

Chelsea barazon me Wolverhamptonin


Kampionati në Premier Ligën angleze ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së 30-të, mdërsa përballja kryesore u zhvillua në “Emirates Stadium” mes Arsenalit dhe Mançester Junajtedit e cila përfundoi me fitoren e vendasëve 2-0 me golat që i kanë shënuar Granit Xhaka me një trajektore me të majtën që mashtroi portierin De Gea, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Ndërsa golin e dytë e ka shënuar Pierre-Emerick Aubameyang nga një penalti të diskutueshme. Çelsi rrezikoi dështimin e bujshëm në shtëpi përballë Wolverhampton, në një 90-minutësh që u mbyll në barazim 1-1. “Blutë” e Londrës vuajtën rrjetën e Raul Gimenez pas një devijimi të pafat nga Azpiliqueta, por arritën të barazonin me Eden Hazard, një pikë që gjithsesi nuk konsiderohet e kënaqshme në betejën për një vend në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjeve të xhiros së 30-të tabelën e kryeson Mançester Siti me 74 pikë, pra Liverpoolit që ka 73. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia