close

PREMIER LEAGUE: “TOP 6” SHPENZUESIT MË TË MËDHENJ

Premier Liga e Anglisë është kampionati më i fortë i viteve të fundit dhe kjo, përveç të tjerave, veçohet edhe për financat e shëndetshme të klubeve angleze.

Viteve të fundit apo më saktë nga viti 2013 klubet britanike kanë shpenzuar shumë, sipas të dhënave të fundit janë gjashtë skuadra të cilat për blerjen e lojtarëve kanë investuar shuma të mëdha. Në vend të parë është Mançester City me 1.1 miliard euro të shpenzuara, ndërsa në vend të dytë është Mançester Junajtedi me 1.05 miliard euro.

Chelsea me 1.03 miliard euro është në pozitën e tretë, ndërsa Liverpooli mbanë pozitën e katërt me 767 milionë euro. Në pozitën e pestë dhe të gjashtë janë dy skuadrat londineze Arsenal me 653 milionë euro dhe Tottenham me 513 milionë euro të investuara. /Agjencitë/