Debutimi i tij ndodhi kundër Fulhamit
Futbollisti i ri i ekipit të Arsenalit, Bukayo Saka i lindur në vitin 2001, për anglezët është “Ylli i së ardhmes”. Dje ka debutuar në Premier Ligë, kundër Fulhamit. Debutim që e fut në histori, sepse bëhet i pari futbollist i lindur në vitin 2001 që debuton në elitën e futbollit anglez. Ai luan në pozitën e anësorit ofensiv, ka talent dhe e ka bindur plotësisht trajnerin Unai Emery.
Shpejtësi, teknikë, aftësi për të luajtur në të dy krahët e sulmit, por edhe si mbrojtës krahu në rast nevoje, Saka është pjesë e Anglisë U19 dhe ka shënuar gol ndaj Moldavisë.
Saka ka preardhje nga Gana, por Londra dhe Anglia janë shtëpia e tij, ku është formuar dhe rritur talenti i tij. /Agjencitë/