Premtimet e Arsovskës para zgjedhjeve, transportuesit publikojnë audio incizim (VIDEO)

“UNË NUK JAM SUPËRMAN POR DO T’I ZGJEDHIM PROBLEMET SË BASHKU

Me duartrokitje u mirëprit nga shoferët ndësa tash nuk dëshiron as t’i takojë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit para zgjedhjeve i takoi transportuesit privat të cilët kanë xhiruar premtimet e saja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të gjitha problemet të cilat i keni do t’i zgjedhim, e vetmja gjë që duhet është të ulemi dhe të flasim. Njerëz jemi, në jam grua dhe dua që të punohet racionalisht. Unë nuk kuptoj shumë për punën tuaj por kuptoj në dokumentet që i kamë parë dhe prej aty shoh se ku vidhet për mos t’ju japet. Këtë më së miri do ta zgjedhim kur do të ulemi në tavalinë. Kur çdo muaj do të kemi takime. Kur do të thoni këtu kemi problem dhe këtu duhet të zgjidhet problemi”

Arsovska poashtu tha se do të intensifikohet bashkëpunimi me Shoqatën e transportuesve privat për realizimin е zgjidhjes efikase në komunikacion.

“Ju e dini se unë nuk jam supermen dhe nuk mund t’i realizoj të gjitha gjërat, pro për atë që do të merremi vesh do të mund ta realizoj. Nuk do t’ju zjgënjej juve dhe nuk do ta fundos NPQ-në ashtu siç thotë ky, ndërsa është në humbje miliona euro”

Subvencione, transport falas për të gjithë janë vetëm prej disa premtimeve që bëri Arsovska para zgjedhjeve.

“Unë ju përkrahi dhe besoj se së bashku për 4 vitet e ardhëshme do t’i zgjedhim problemet. Të gjitha gjërat që mundem do të bëj jo vetëm për ju por përtë gjithë. Pasi që në qoftë se ju jeni të lumtur atëherë ajo do të refketojë. Do të bëjmë subvencione, njerëzve të tjerë e kanë qëllimin të vjedhin ndërsa une dua që të bjëmë transport të mirë public”

E tashmë Arsovska asnjë ditë nuk doli për t’i takuar personalisht transportuesit dhe për t’I dëgjuar hallet e tyre. Në konferencë për media tha se policia financiare dhe Drejtoria për të ardhura publike po bën inspektime për punën e pandershme që kanë bërë transportuesit privat.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share