close

PRESIDENCA E KE-së: DEBATI I GJASHTË KANDIDATËVE

Në debatin e zhvilluar midis 6 kandidatëve për presidencën e Komisionit Europian, kandidati socialdemokrat, Frans Timmermans tregoi epërsi të dukshme jo vetëm pêr argumentimin, por edhe për propozimet konkrete. Për Timmermans, për të evituar hendekun midis Europës së Veriut dhe Jugut dhe krijuar vede të reja pune, ekonomia europiane nuk mund të bazohet vetëm në masa shtrëngimi. Programi Erasmus duhet t’ju ofrohet të gjithë të rinjve në BE dhe duhet të vendoset një minimum rroge në nivelin europian bazuar në së paku 60% të pagesës mesatare.

Ideja e kandidates liberale Mergarethe Vestager për një taksë korporative pêr multinacionalet dhe kompanitë e mëdha ka spikatur, por edhe pse ajo tregua e kujdesshme në argumentimin e saj, nuk ishte shumë e qartë për temat e tjera, ndërkohë që kandidati i krisitiandemokratëve të partisë popullore europiane, Manfred Weber bazoi argumentimin e tij mbi qasjen partiake dhe arriti thjesht të mbijetojë jo me lehtësi gjatë debatit.

“Të rinjtë na kërkojnë punë të paguar mirë për të krijuar familje. Ne na duhet një politikë ekonomike e mirë për të krijuar këto vende pune përmes infrastukturës, kërkimit, tregtie tê hapur dhe t’a bëjmë tregun tonë të brendshëm unik edhe më të fortë.” -tha Manfred Weber, Kandidati Kristiandemokrat EPP-së.

“Ne kemi krijuar 20 milionë vende pune më shumê në tê gjithê BE-nê gjatë 5 viteve të fundit, por shumë prej tyre nuk kanë pagesë të mirë. Ne na duhet njê ekonomi, ku të promovohet një jetë e denjë dhe këtu na duhet të mendojmë për njê rrogë minimum në nivelin e BE-së” –shprehet Margarethe Vestager, Kandidate Liberale ALDE.

“Le t’ju japim të gjithëve të rinjve në Europë të drejtën e programit Erasmus për t’u pasuruar me një eksperiencë tjetër arsimimi brenda BE-së, pavarêsisht nëse ata janë në shkollë tê mesme, universitet ose post-universitare, nëse kanë një punë ose jo. Sê dyti, duhet njê rrogë minimale në BE në nivelin e 60 % tê rrogês mesatare. Kjo do t’i mbrojë të rinjtë nga punët ku paguhen 2 se 3 euro në orë.” –thekson Frans Timmermans, Kandidat Socialist S&D

Kandidatët patën qëndrime krejt të ndryshme mbi çështjen e migrimit.

“Solidariteti nuk është vetëm për gjërat që na pëlqejnê, por edhe për ato që s’na pëlqejnë. Nëse vendet e Europes Qëndrore dhe Lindore vazhdojnê tê rezufojnê solidaritetin pêr shpërndarjen e migrantëve, në Europë do të  rikthehen herët a vonê kufinjtê si më parë. Dhe kjo do të jetë nê dëm tê çdo qytetari europian.”-shprehet Frans Timmermans, Kandidat Socialist S&D.

“Kurrê nuk do tê bëja gabimin e Komisionit Europian që propozoi kuota të detyrueshme pêr pritjen e refugjatëve dhe migrantëve. Kjo nuk funksioi, por thelloi më shumë ndarjet midis Europës Perêndimore dhe asaj Lindore” – deklaroi Jan Zahradil, Kandidat Konservator ECR.

“Për ne duhet të jetë shteti që tê kontrollojë kush vjen nê Europë dhe jo trafikantët. Kjo duhet të jetë e qartë. Prandaj, ne duam tê zhvendosim 10.000 punonjës të FRONTEX për të kontrolluar kufinjtë e jashtëm. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sê bashku me Jean-Claude Juncker arritën marrëveshjen me Turqinë. Gjithashtu duhet plan shpêrndarjeje lidhur me Sirinë dhe plan marshall për Afrikën.” –vlerëson Manfred Weber, Kandidati Kristiandemokrat EPP-së.

“Për të majtên europiane, emigrimi është njê shans që nuk kanë mundësi të jetojnë me një standart të dëshiruar jetese në vendin e tyre. Unë jam bir i një emigranti. Emigrantët nuk po pushtojnê Europën. Ato përbëjnë vetëm 0,5 % të popullsisë së Europës dhe mund tê kontribuojnë në rigjenerimin e kontinentit.Ndaj e konsideroj qëndrimin e Manfred Ëeber mjaft skandaloz.” –përfundon Nicolas Coé, Kandidat i të Majtës Ekstreme.

Përplasjet vijuan lidhur me politikën e jashtme dhe atë të tregtisë:

“Është hera e parë që një president amerikan Trump mendon se është në interesin e tij që të ketë një Europë të dobët dhe të përçarë. Të dobët dhe të përçarë s’mund të ngrihemi për të mbrojtur vlerat tona para botës.Tê gjitha forcat politike që mendojnë se Putin është miku i tyre më i mirë, duke kaluar nga Salvini, Farage etj, duhet të kuptojnë, se ata nuk veprojnë në interesin më të mirë europian.” –tha Frans Timmermans, Kandidat Socialist S&D.

“Amerikanët janë miqtë tanë. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta për lirinë e shtypit, funksionimin e demokracisë. Ajo që ndodh në shtêpinë e bardhë nuk është qasja jonë e politikbërjes. Ndaj ne duhet tê jemi strikt dhe të qartë për parneritet. Nëse Trump na imponon zgjidhje, Europa duhet të ngrihet dhe të përgjigjet në funksion të situatës” –deklaroi Manfred Weber, Kandidati Kristiandemokrat EPP-së.

Disa multinacionale jo vetëm që s’paguajnê 5% tê taksave, por kanë paguar vetëm 0;05% tê taksave siç e konstatuam me shembullin e Apple. Këto kompani gjigande i shpêtojnê taksimit, ndërkohê që shumica paguan taksa. Duhet një nivel takse korporative.” –vazhdon Margarethe Vestager, Kandidate Liberale ALDE.

“Prej vitesh flasim dhe nuk guxojmë të shkojmë drejt  njê harmonizim të taksave në nivelin europian për të evituar “dumping fiskal”. këta kanë patur pushtetin për vite me rradhë dhe as kjo gjë s’është bërë.” theksonNicolas Cué, Kandidat i të Majtës Ekstreme (GUE)

“Ne nuk duhet të jemi një parajsë për diktatorët që sjellin paratë e tyre në bankat europiane. Nga ana tjetër, në marrëveshjet tregtare nuk merret parasysh efektet e gazit të karbonit, as marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike nuk përmendet. Të drejtat e njeriut janë thjesht një shtesë e këndshme dekorative, por nuk janë tê sanksionueshme. Marrëveshja e Parisit duhet të përfshihet në marrëveshjet tregtare.” -përfundon Ska Keller, Kandidate e Gjelbër (GREENS).

Zgjedhja e presidentit të Komisionit Europina varet nga mbêshtetja e 28 liderëve europianë. /Erisa Zykaj, Bruksel/