close

PRESIDENCIALET: DY OPSIONE NËSE NUK ZGJIDHET PRESIDENTI

Ministrja Deskoska paralajmëron ndryshime kushtetuese


Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, rikujtoi se rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe OSBE-së, janë që të hiqet pragu për presidencialet. Këtë e tha kur u pyet se çfarë do të ndërmarr shumica në rast se nuk arrihet pragu prej 40 + 1 % dalje në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
“Do të thotë ka dy opsione, njëra është që kryetari të zgjidhet në zgjedhje pa census, ai që ka më shumë vota fiton që mos të ketë mundësi të minoni zgjedhje nëpërmjet bojkotit, dhe e dyta është zgjedhja e presidentit në kuvend.” –deklaron Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë. 

Deklaratat të tilla i cilësojnë si manifestim të frikës nga opozita. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoilkovski, thotë se kjo është e dëgjuar edhe më herët nga shumica. Të frikësuar nga humbja, ata dëshirojnë që mos të arrihet pragu, thotë Stoilkovski.

“Ata e theksojnë atë që e dëshirojnë. Po ndeshen me humbje në zgjedhjet presidenciale, dhe duke pasur parasysh premtimin e Zoran Zaevit se do të shpall zgjedhje të parakohshme pas humbjes… Kjo është ajo që ata e dëshirojnë, ndryshim i kushtetutës që të mund ndryshohet vullneti i qytetarëve.” -shprehet Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së. 

Në bazë të nenit 121 të Kodit Zgjedhor, për president zgjidhet personi që ka marrë shumicën e votave, nëse kanë votuar më shumë se 40% e qytetarëve. /Furkan Saliu/