Klan M projekt ambicioz
Drejtori ekzekutiv i Tv Klan Armand Shkullaku, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i vlerëson si ato të shteteve skandinave, duke u nisur nga fakti, siç thekson ai ata u mbajtën në frymë të qetë dhe demokratike.
Shkullaku procesin zgjedhor e ndoqi në ambientet e TV Klan Maqedoni, i angazhuar për të mbikëqyrur dhe drejtuar procesin e mbulimit mediatik të këtyre zgjedhjeve. Ai nuk i kurseu fjalët e miradies për shtëpinë tonë televizive.
Shkullaku vlerëson se ky është një projekt i cili ende nuk ka startuar, ku njofton se ajo që do të nis në sezonin e ri do të jetë krejt gjithçka ndryshe pikërisht, siç theksoi ai, një model i gazetarisë bashkëkohore, si për Maqedoninë ashtu edhe për rajonin. /Xhumadije Ibraimi/