close

PRESIDENCIALET: VMRO-DPMNE PUBLIKON KANDIDATURAT

Nëntë persona do të garojnë për kandidaturën e VMRO DPMNE-së për presidencialet. Ashtu siç pritej, emrat më të zëshëm janë ai i deputetit Vllatko Gjorçev dhe i profesoreshës Gordana Siljanovska Davçeva.

“Kandidatët që i kanë përmbushur kushtet janë këta: Nikita Shektukovski, doktor i shkencave matematikore dhe profesor i rregullt në Fakultetin e shkencave matematiko-natyrore, anëtarë i institutit për matematikë Gjorgji Manaskov, inxhinier mekanik dhe kryetar i Odës Energjetike të Maqedonisë Vasko Kostov, teknik farmaceutik Vllatko Gjorçev, jurist, deputet në Kuvendit e Republikës Maqedonisë dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së
Gordana Siljanovska Davçeva, profesor i rregullt në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” , anëtare e institutit juridiko-politik, katedra për të drejtën kushtetuese dhe sisteme politike Ilija Dimovski, profesor në pension i Fakultetit të Pylltarisë Filip Petrovski, doktor i shkencave politike, ish drejtor i Arkivit Shtetëror Goran Angelov, deputet, ish-kryetar i Komunës së Vinicës në dy mandate dhe kryetar i BNJVL-së në një mandat Sasho Kutleshovski, doktor i shkencave bujqësore.” –deklaroi Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

Përveç këtyre nëntë kandidaturave, në parti ka arritur edhe e dhjeta, mirëpo pas afatit dhe është hedhur poshtë. VMRO DPMNE do u mundësoj qasje të barabartë të gjithë kandidatëve në komitetet lokale të partisë, tha nënkryetari Vllado Misajllovski.
U pyet se e ka partia favorit Gordana Siljanovskën, ai u përgjigj se partia do ta përkrah atë që do të fitojë në konventën e partisë në Strugë.
E LSDM nuk po ngutet. Deputeti i partisë në pushtet, tha se po bëhen analiza të kujdesshme për të nxjerrë kandidatin më të mirë, që do t’i fitojë zgjedhjet.

“LSDM nuk do të shpejtojë, procesin fillimisht do ta verifikoj dhe do ta bëj zyrtar në fillim të marsit. Deri atëherë, ashtu siç thashë po studiohen në mënyrë intensive mendimet e opinionit publik të cilat duhet t’i japin përgjigjet e këtyre pyetjeve.” deklaroi Betian Kitev, Deputet i LSDM-së.

LSDM-ja pritet që në fillim të marsit t’i shpallë kandidaturat për presidencialet, e sipas deputetit Kitev, nuk do të pritet aq gjatë që partia të sjell vendim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
VMRO DPMNE edhe sot bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e vendimin e LSDM-së duhet ta sjellin 24 anëtarët e bordit ekzekutiv të partisë. /Furkan Saliu/