Presidenti Biden: Rusia ka shkelur parimet e Kartës së OKB, një luftë bërthamore nuk mund të fitohet

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Nju Jork, Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai akuzoi Rusinë për pushtimin e vendit fqinj, duke shtuar se “Moska ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shefi i Shtëpisë së Bardhë thotë se Vladimir Putin është përpjekur “të fshijë nga harta një shtet sovran”. Ndërsa planin e Rusisë për të organizuar referendume në disa rajone të Ukrainës për t’ju bashkuar Moskës, i konsideron të rreme.

Putin pretendon se duhej të vepronte sepse Rusia ishte e kërcënuar. Por askush nuk e kërcënoi Rusinë dhe askush tjetër përveç Rusisë nuk kërkoi konflikt”, u shpreh Presidenti amerikan.

Joe Biden dënoi edhe kërcënimet e Presidentit të Rusisë kundër Europës me konflikte bërthamore, ndërsa për luftën në Ukrainë tha se Moska kërkon që Ukraina të mos ekzistojë si shtet dhe si popull.

Presidenti amerikan u kërkoi vendeve anëtare të OKB-së që të riangazhohen për të mos lejuar përhapjen e armëve bërthamore.

“Pavarësisht se çfarë po ndodh në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin masa kritike për kontrollin e armatimeve. Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet që të luftohet kurrë”, deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share