close

PRESIDENTI ÇEK QË NUK NA E DO KOSOVËN

Zeman një politikan me shumë gafa


Serbia e Çekia kanë shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Paralajmërimi vjen nga vizita e delegacionit të lartë qeveritarë nga Praga të përbërë nga katër ministra dhe rreth 50 biznismenë e të kryesuar nga presidenti Milosh Zeman, një ish-komunist që po ushtron mandatin e shefit të shtetit – për të dytën herë. Raportohet se krahas kësaj, është biseduar edhe për çështjen e Kosovës. Në fakt, Zeman, me të zbritur nga avioni, ia ka bërë të ditur homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, se e do Serbinë, por jo edhe Kosovën! Hollësitë i sjell kronika në vazhdim!

Fjalë të zakonshme mirëseardhjeje, në shikim të parë, por që bënë lajm edhe në median botërore. Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman, duke i shtrënguar dorën, uron mikpritësin e tij, Aleksandar Vuçiq për mënyrën se si ushtron postin… Ky i përgjigjet se gëzohet që po takohen. Zeman i kundërpërgjigjet se – kënaqësia është e tij, se ai e do Serbinë dhe popullin serb dhe, me një zë paksa më të ulët – nuk e do Kosovën!

Në fakt, Zeman është i njohur për nga deklaratat ofenduese dhe gafat diplomatike.

Në protestat antiqeveritare që në Çeki po zhvillohen nga pranvera, fillimvitin e kaluar, teksa po hidhte votën në zgjedhjet presidenciale të cilat i fitoi, u regjistrua edhe një incident. Kjo grua që po e shikoni, doli përpara tij dhe me zë të lartë, me një fjalor të vrazhdët në anglishte e cilësoi Zemanin njeri të Putinit, kjo edhe për shkak se më 2015 pati njoftime se kishte qenë Moska ajo që kishte hequr shpenzimet e një vizite të tij në Rusi si President…

Në fakt, Zeman është i njohur për nga deklaratat ofenduese dhe gafat diplomatike. Një deklaratë e tij për ‘likuidim të gazetarëve’ hasi në reagime të ashpra jo vetëm në Çeki. Radio Evropa e Lirë më herët kishte bërë një listë të gjatë të këtij politikani gjuhëlëshuar – nga ajo se ‘99.9 për qind e gjermanëve kishin qenë me nazistët’ apo se pushtimi i Krimesë nuk ishte ‘agresion rus’, por një luftë civile’ në Ukrainë. Gjatë një vizite në Kinë kishte deklaruar se ‘Republika Çeke nuk e njeh Tibetin’ duke vënë kështu në pikëpyetje politikën e trasuar nga Vaclav Havel, njësoj sikur këto ditë, para ardhjes në Beograd, la të hapur mundësinë që Praga të tërhiqte njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Agjencia Asoshiejted Press, duke raportuar për skandalin më të ri të presidentit Milosh Zeman, rikujton se Çekia është ndër 23 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, nëntë vjet pas luftës që përfundoi me sulmet ajrore të NATO-s. /Klan Macedonia/