Presidenti i Lituanisë: Mirëpres progresin e bërë në procesin e integrimit

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, dha një deklaratë të shkurtër ndërsa mbërriti në Tiranë për samitin e liderëve të BE. AI përmblodhi temat që do të trajtohen gjatë samitit të sotëm ndërsa theksoi se “mirëpret progresin e bërë në procesin e integrimit”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gitanas Nauseda: Është një takim shumë i rëndësishëm. Lituania ka qenë gjithmonë mbështetëse për procesin e zgjerimit të BE, por mendoj që duhet të dëgjojmë jo vetëm për zbatimin e kërkesave teknike, por edhe lidhur me respektimin e rregullave të rendit ndërkombëtar, bazuar në rregulla. Kjo është arsyeja pse mirëpresim fort qëndrimet e palëkundura për agresionin rus në Ukrainë si dhe harmonizimin e plotë me politikën e jashtme të përbashkët të BE dhe qëndrimet mjaft të qarta për sanksionet e vendosura kundër Rusisë. Thënë këtë, unë mirëpres progresin e bërë në procesin e integrimit. Është shumë e rëndësishme që fqinjësia në paqe me fqinjët dhe është po kështu edhe një nga parakushtet e nevojshme. Kaq mendoj.

Pres me padurim të shoh progresin e vendeve aspirante, e ndoshta edhe të merret edhe një vendim në Këshillin Europian në Dhjetor. Deri më tani shohim një lloj stabilizimi. Kemi më pak përpjekje të kalimeve të paligjshme të kufirit në kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë, por nuk i dihet kurrë, është e paparashikueshme. Sulmet hibride ende janë të mundshme dhe ka potencial që ende mund të mbërrijë kufirin. Por jemi të vetëdijshëm për problemin dhe duhet ta trajtojmë problemin po aq me sukses sa ç’kemi bërë në të shkuarën. Shohim progres, një lloj progresi, kemi qenë mbështetës për të gjetur një mirëkuptim e angazhimit të qartë politik që duhet bërë diçka sepse vendi im është ndikuar jashtë mase nga ky faktor. Shohim që disa vendime po vijnë tashmë. Ndoshta nuk jemi shumë entuziastë për disa detaje teknike, por na duhet të ecim përpara. Me gjasë do të kemi rezultate sërish në Këshillin Europian apo ndoshta edhe më vonë, në takimin e ministrave të Energjitikës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share