Presidenti i Shqipërisë nderon të rënët e familjes Jashari në Prekaz

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo pas marrjes së postit të kreut të shtetit.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share