Presidenti Kinez, Xi Jinping mbërriti sot në Nisë, në Rivierën Franceze, për të vazhduar turneun e tij europian, që synon kryesisht të promovojë programin ambicioz tregtar të quajtur “Rrugët e Reja të Mëndafshit”, gjatë një vizite shtetërore në Monako, para se të zhvillojë një darkë me çiftin Macron.
Emmanuel Macron, që përpiqet të krijojë një qasje të përbashkët europianë përballë Kinës, vlerësoi të premten në Bruksel se nuk është “një metodë e mirë të diskutohen në mënyrë dypalëshe marrëveshjet mbi rrugët e reja të mëndafshit”.
Por para se të takohet më homologun francez, kryetari i shtetit më të populluar të botës dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan do të shkojnë në Monako, hera e parë për një president kinez dhe një fitore diplomatike gati e paprecedentë për principatën e vogël. /Agjencitë/