Presidenti Macron në Tiranë: Të ketë solidaritet për energjinë mes BE-së dhe Ballkanit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Tiranë, vizita e parë e tij në vendin tonë. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Në prononcimin e tij për gazetarët e akredituar, Presidenti Macron theksoi se Samiti i Tiranës ndodh në një moment të rëndësishëm, ku çështja kryesore e bisedimeve mes liderëve do të jetë siguria për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në këtë kuadër të Presidencës Çeke kemi në fakt projekte konkrete për të diskutuar”.

Macron theksoi edhe rëndësinë e solidaritetit për sigurinë energjetike midis BE dhe vendeve të Ballkanit.

“Është e rëndësishme që të kemi solidaritet midis BE dhe Ballkanit për energjinë, edhe për procesin e integrumit të kësaj pjese në BE. E rëndësishme që të punohet në drejtim të thellimit të axhendës politike”.

Sa i përket vizitës në Tiranë, Presidenti francez u shpreh se do të rikthehet.

“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë më ka ftuar disa herë jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh”.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share