Presidenti i Meksikës ka thënë se është i hapur ndaj negociatave me SHBA pasi Presidenti Trump kërcënoi të vendosë tarifa për të gjitha importet meksikane për të ndalur imigracionin e paligjshëm.
Andres Manuel Lopez Obrador ka thënë se pret rezultate të mira nga bisedimet e planifikuara në Uashington javën e ardhshme dhe nuk është i interesuar për një luftë tregtare.
Ai shtoi se beson se mund të arrijë një zgjidhje sepse ka lëshuar tashmë plane për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm. /Agjencitë/