Presidenti Pendarovski kundër referendumit

KOVAÇEVSKI: REFERENDUMI PËR INTERESA PARTIAKE TË MICKOSKIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për kreun e shtetit, referendumi i paralajmëruar nga opozitarja VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë dëmton interesat e shtetit dhe qytetarëve.  Sipas Presidenti Stevo Pendarovski opozita nuk mund të kërkojë mbështetje për referendumin nga pushteti në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese, pasi janë dy çështje në kundërshtim me njëra tjetrën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 “Cila është pyetja e opozitës për referendumin? Praktikisht ta ndërpresim rrugën evropiane. Ju nëse i jepni mbështetje një referendumi klasik antievropian me këtë pyetje, nuk ka nevojë më tej ta ndryshoni Kushtetutën. Njëra gjë e përjashton tjetrën. Atë që e prisnim edhe e morëm. Morëm pyetje me të cilën qytetarët e vendit i pyesin: a doni të ndalojmë të ecim drejt BE-së?”, deklaroi Stevo Pendarovski President i RMV-së.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se referndumi është vetëm për interesat të brendshme partiake të VMRO-DPMNE dhe liderit të saj.

“Pyetjen e referendumit me siguri do ta dorëzojnë në Kuvend. Në këtë moment, çfarëdo stopim i procesit të eurointegrimeve të shtetit është në dëm të qytetarëve dhe interesave të shtetit në rrugën eurointegruese. Sa shpejt ne do të kyçemi në BE tani varet kryekëput nga ne sepse kemi detyra të cilat ne duhet t’i zbatojmë brenda”,deklaroi Dimitar KOvaçevski Kryeministër i RMV-së.

Kryeministri Kovaçevski beson se në opozitë ka një bllok evropian të politikanëve që e përkrahin rrugën evropiane të vendit dhe se kjo do të konfirmohet kur ndryshimet kushtetuese të miratohen në Kuvend./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share