close
Vendi

PRESIDENTI PENDAROVSKI TAKON KRERËT E BASHKËSIVE FETARE

0CB6F90E-28AE-4119-8F0D-CCC923F2DA62

Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare që përmenden në Kushtetutën e RMV-së.

Në këtë takim, sic thuhet në një komunikatë nga Presidenca, kanë marrë pjesë Kreu I Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z Stefani, kreu I Bashkësisë Fetare Islame, Reis-Ul-Ulema Shaqir Ef.Fetai, Peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov, superintendenti o Kishës Evangjeliste – Metodiste, Marjan Dimov dhe Darijan Sotirovski – Drejtori I Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Temë e takimit, sic transmeton KlanM, kanë qenë festat e ardhshme të Pashkëve dhe të Ramazanit dhe kushtet në të cilat për shkak të pandemisë së COVID-19 edhe këtë vit do të duhet kujdes nga besimtarët gjatë kremtimeve nëpër objektet fetare të vendit.

Presidenti Pendarovski ka otencuar rolin e krerëve fetarë, sikurse në kultivimin e bashkëjetesës që është një parakusht për prosperitet dhe progres të vendit, ashtu edhe për rëndësinë e veprimeve të tyre gjatë pandemisë së COVID-19.

Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare u kanë bërë thirrje besimtarëve që me kujdes dhe përgjegjësi, seriozisht dhe në mënyrë të pakushtëzuar t`i respektojnë rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, që të mbrojnë vetveten dhe ata që do të vendosin që këtë vit t`I vizitojnë tempujt me rastin e festave, por edhe për domosdoshmërinë e vaksinimit të popullsisë.

Presidenteni Pendarovski, sic transmeton KlanM, u ka bërë thirrje qytetarëve të sillen në mënyrë të përgjegjshme gjatë kohës së festave të ardhshme fetare.

Në takim ishte riafirmuar qëndrimi se bashkëjetesa dhe respketimi I dallimeve janë vlera themelore të RMV-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia