close

PRESIDENTI SHQIPTAR ILIR META TË HËNËN PARA KOMISIONIT HETIMOR

Do të paraqesë prova që nuk ka shkelur kushtetutën


Presidenti Meta do të paraqitet nesër para komisionit hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij. Ndërsa pasditen e së hënës në Tiranë do të mbërrijë delegacioni i Komisionit të Venecias, të cilit i është kërkuar një opinion për ligjshmërinë e akteve të Presidentit lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Ilir Meta ka premtuar se do te jete fiks ne orar te henen perpara komisionit te ngritur per te hetuar legjitimitetin e dekretit per anullimin e dates 30 qershor si data e zgjedhjeve lokale.  Permes zedhenesit te tij njoftoi se do te ishte ne parlament 1minute para ores se lajmeruar per nisjen e seances degjimore.

Burime nga institucioni i presidences thane per Tv Klan se do te jete nje seance ku kreu i shtetit do te paraqes nje sere dokumentash qe provojne sipas tij kush jane shkelesit e vertete te kushtetutes, por pa specifikuar me teper se per cfare provash behet fjale.

Komisioni hetimor pasoi te degjoje presidentin do te takohet dhe me nje delegacion te komisionit te Venecias qe mberrit ne Tirane pasditen e te henes, por qe takimet i ka planifikuar ti zhvilloje te marten dhe te merkures e 10 dhe 11 shtatorit.

Ne axhenden e bere publike nga vete komisioni i Venecias jane parashikuar takime dhe me presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruci e deputet te sshumices dhe opozites parlamentare, antaret e Kqz, ministrin e brendshem dhe antaret e vetem ne detyre te Gjykates Kushtetuese Vitore Tushen.

Vete kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja ka deklarura se ky opinion i komisionit te Venecias do te jete shume i rendesishem per pergatitjen e raportit final qe do ti cohet seances per miratim. Sipas tij nese raporti nuk do te vij perpara afatit te parashikuar per perfundimit e punes se komisionit qe eshte data 9 tetor, atehere do te kerkojne shtyrje te mandatit te punes se tij. /Tv Klan/