close

PREZANTOHET BIZNES FORUMI-SARAJEVË 2019

8000 pjesëmarrës nga mbi 50 vende të botës


Në Asociacionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik ADEC – Tetovë u organizua workshop/prezentim i Biznes forumit-Sarajevë 2019 i cili do të mbahet më 17 deri 19 prill 2019 në Sarajevë.

Forumi i Biznesit-Sarajevë 2019 është një nga forumet më të mëdha investive në rajon ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 8000 pjesëmarrës nga mbi 50 vende të botës. Elmi Osmani – Drejtor i ADEC potencoi bashkëpunimin afatgjatë të ADEC me Bosna Bank International – BBI Bank si organiztore kryesore e këtij forumi.

Edina Hasreçiç foli mbi organizatorin kryersor të këtij eventi Bosna Bank International nga Sarajeva sistemin e funksionimit të tij dhe priviliegjet që i ofron BBI si bankë. Azra Çoliç foli për misionin e këtij forumi, agjendën dhe mundesitë që i ofron ky event kompanive që synojnë të gjejnë tregje të reja në Bosnjë Hercegovinë ose partnerë tjerë ndërkombëtar. Ajo gjithashtu i inkurajoi që kompanitë dhe të rinjtë që kanë biznes ide të qëndrueshme të marrin pjesë në këtë Biznes Forum me qëllim që të mund të gjejnë investitor potencial për projektet e tyre.

Në këtë debat nga ana e të pranishmëve u diskutuan përvoja dhe ide të ndryshme biznesi si dhe mundësit e gjetjes së burimeve financiare. /Klan Maqedoni/