close

PRINCI EDUARD PËR VIZITË NË MAQEDONI

Princi Eduard, djali i vogël i Mbretëreshës Britanike Elizabeta, prej mbrëmë qëndron në Shkup për takime me përfaqësuesit e kreut shtetëror dhe organizatat qytetare, edhe një herë e shprehu mbështetjen nga Londra zyrtare për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Ai udhëtoi nga Sllovenia, njësoj si vëllai i tij më i madh, princi Çarls, i parë në linjë për trashëgimtar të fronit, para dy dekadave.

Të jesh princ nuk nënkupton vetëm luks, por edhe udhëtime nëpër botë ku do t’u tregojnë shfaqje të pazakonshme të modës nga materiale të ricikluara, insektarime të begatshme, herbariume lokale, dhe ide të reja të nxënësve për botën digjitale. Princi Eduard, duka nga Veseks, është fëmija i katërt i mbretëreshës Elizabeta e Dytë, përveç që bën jetë më të thjeshtë se vëllezërit dhe motrat e tij, dhe është i punësuar, shpesh është i angazhuar me detyra në mbretëri që të udhëtojë nëpër botë, dhe t’i kultivoje marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera. Në Maqedoni ishte edhe para 13 viteve:

“Është kënaqësi e madhe të jesh sërish në këtë vend, nuk më besohet se ka kaluar kaq shumë kohë, mendoj se ashtu duhet të them.”deklaroi Princi Eduard.

Mbrëmë, kur arriti në Shkup, princi britanik u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe stipendistët e qeverisë britanike, ndërkaq sot vizitoi një çerdhe dhe u takua me përfaqësues të shkollave dhe organizatave të cilat në mënyra të ndryshme bashkëpunojnë dhe janë të mbështetur nga Britania e Madhe. Një projekt i tillë është fushata  “Mos injoro, reago”, nga Instituti për studime të komunikimeve:

“Kjo fushatë ka tri tema, njëra është për qytet më të bukur, e dyta është për ambient më të pastër dhe e treta e cila do të zhvillohet nga shtatori është për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike. Ajo që duam të themi është se secili prej nesh duhet të kyçet që të jetojë më mirë.”-theksoi Zhaneta Trajkovska.

Sot në mëmgjes e uroi presidentin Stevo Pendarovski për marrjen e funksionit, në vilën Vodno. Së bashku biseduan për përparësitë e zhvillimit të Maqedonisë, për mundësitë e arsimimit më të mirë të të rinjve, për hulumtimin e projekteve, por edhe për ambient më të mirë për të gjithë në vend. Princi Eduard në vitin 2006 ishte në Shkup për të bërë hapjen e ambasadës së re britanike. Vëllai i tij më i madh, princi Çarls e vizitoi vendin para 20 viteve. Anëtarët e familjes mbretërore britanike në mënyrë direkte nuk ndërhynë në politikë, por në bashkëpunim me qeverinë në Londër marrin pjesë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me pjesën tjetër të botës. /Biljana Georgievska/