Princi William i pikëlluar: Bota humbi një lidere të jashtëzakonshme, ndërsa unë gjyshen

Princi William, përmes një deklaratë të shkurtër të postuar në Instagram shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. William shkruan: “Bota humbi një lidere të jashtëzakonshme, ndërsa unë gjyshen”. Princi William e vijon postimin duke thënë se ai do ta mbështesë babanë e tij, Mbretin Charles III në çdo mënyrë që të mundet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“E dija se kjo ditë do të vinte, por do të duhet të kalojë kohë para se realiteti i jetës pa gjyshen të ndihet vërtet i vërtetë. Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, Mbretin, në çdo mënyrë që mundem”, ka shkruar Princi William.

Kujtojmë se pasditen e djeshme në fjalimin e tij të parë si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III njoftoi se djali i tij më i madh, William do të bëhet Princi i Uellsit. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Catherine do të bëhet Princesha e Uellsit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share