close

PRISHTINË: 12 AKTPADI KUNDËR SERBËVE PËR KRIME NË KOSOVË

Paditë e dorëzuara kanë të bëjnë me Gjakovën


Korespodentja E Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi-Berisha njofton se në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë dorëzuar 12 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte në komunën e Gjakovës gjatë vitit 1998/99.

Territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe në këtë qytet me rrethinë kanë mbetur të vrarë e të masakruar mbi 1000civilë shqiptarë. Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar sot kontingjentin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune. Padit janë dorëzuar ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Sipas Shkëndije Hodës, përfaqësuese e familjarëve, padive i janë bashkëngjitur edhe dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Sot sollëm edhe kontingjentin e 12 të kallëzimeve penale të cilat janë bërë nga vet dëshmitarët që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje qoftë në përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe. Ndërsa shfaqin shpresën se këto lëndë do të shqyrtohen me seriozitet.

Këto kallëzime penale nuk janë përralla janë ngjarje të kryera nga kriminelë serb. Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke e pas edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe PSRK është e gatshme te kontribuojë në këto çështje”. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/