Me punë zyrtarisht starton më 1 korrik
Legjenda e futbollit në Maqedoninë e Veriut, Artim Shaqiri në sezonin 2019/2020 do të jetë jetë trajneri përgjegjës i klubit të futbollit Flamurtari i Prishtinës, anëtare e superligës së Kosovës. Lajmin për angazhimin e Shaqirit trajner i Flamurtarit e kanë bërë publike drejtuesit e klubit me në krye Imer Ademin, ndërsa për Klan Maqedoni e ka pohuar edhe vetë Artim Shaqiri “Po është e saktë se kemi arritur akord që në kampionatin 2019/2020 të drejtoj Flamurtarin e Prishtinës. Do të mundohem të arrijë pritshmërit e kësaj skuadre me traditë në futbollin kosovar. Me ekipin zyrtrisht do startoj më 1 korrik kur fillojnë përgatitjet për sezonin e ri”.
Strugani Artim Shaqiri si trajner ka drejtuar ekipin e Shkëndijës së Tetovës, KF Kukësi, ndërsa një vit ka punuar edhe në Maltë. Si futbollist ka qenë pjesë e Vardarit të Shkupit, Shkëndijës dhe ka luajtur në Liga të ndryshme të Evropës, kurse kulmin e arriti kur veshi fanellën e West Bromwich Albion. Artim Shaqiri ka 73 paraqitje për përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut ku ka shënuar 17 gola. /Shaban Sinani/