close

PRISHTINË: DY NGA TË PLAGOSURIT NË GJENDJE KRITIKE

Reagime për neglizhencë pronësore


Vazhdojnë të mbeten në mjekim intensive dy nga katër personat që u plagosën dje gjatë një konflikti të armatosur në Prishtinë.

Sipas mjekëve në QKUK njëri nga të plagosurit ka marrë plagë të rënda në kokë ndërsa tjetri në anën e majt të krahrorit.

Ndërsa dy personat e tjerë kanë vdekur dje pasi nuk u kishin mbijetuar plagëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë,  njofton se  gjatë konfliktit të armatosur në njërën anë kanë shtënë me armë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M.

Sipas prokurorisë njëri nga të plagosurit ishte kalimtari i rastit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë,tre persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë”.

Gjithashtu mësohet se një zyrtar policor i cili  jashtë detyre ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Mësohet se e tërë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për cështje pronësore.

Ka reaguar Këshilli për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut I cili fajëson gjykatat për neglizhencë pronësore.

Sipas këtij këshilli nuk është hera e parë që në Kosovë ndodhin vrasje për shkak të kontesteve pronësore. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/