close
Rajoni

PRISHTINË: KOSOVA PADIT NË MOT SERBINË PËR GJENOCID NË GJND

Vue générale de la grande salle de justice.View of the ICJ Courtroom.

Zëdhënsja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, ka deklaruar për të përditshmen Koha të Prishtinës se Kabineti Kurti ka në plan që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ta paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë:

“Para fillimit të hartimit të padisë nevojitet të finalizohet plani i punës, i cili përmbanë shumë aspekte teknike të cilat përfshihen në këtë plan. Sapo të finalizohet procesi i hartimit të këtij plani, mund të fillohet me hartimin e padisë. Nuk kemi një datë të caktuar për paraqitjen e padisë, por pretendojmë që të mund ta paraqesim para përfundimit të vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh që nevojitet shumë përgatitje,”-  ka thënë Kelmendi.

Kryeministri Albin Kurti e pati paralajmëruar këtë në paraqitjen e tij të parë në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjes kryeministër, një muaj më parë.

Sikurse shkuan kjo e përditshme autoritative, Qeveria e Kosovës ka angazhuar tashmë disa juristë, për të punuar në padinë për gjenocid kundër Serbisë, por ata druajnë se Kosova do të dalë humbëse nga një ndërmarrje e këtillë dhe numërojnë pasojat që mund të prodhoheshin për shtetin e ri.

Kelmendi nga ana e saj  thotë se është herët të flitet për pasojat e mundshme nga një aktgjykim që potencialisht mund të mos gjejë se ka pasur gjenocid në Kosovë:“Ne konsiderojmë se ka pasur gjenocid në Kosovë dhe do të mundohemi që ta dëshmojmë këtë. Nuk është e udhës që në këtë fazë të flasim për pasojat nga një aktgjykim i tillë i mundshëm, duke qenë ende në fazën e parë. Tani jemi duke u marrë me çështjen e juridiksionit dhe analizave të brendshme dhe të jashtme, nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilat jemi duke i shikuar në lidhje me mundësitë që ka Kosova për ta paraqitur këtë padi”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë. “Sepse ky proces është jashtëzakonisht i komplikuar. Duhet pasur parasysh që një nga gjërat që janë shumë të rëndësishme në gjithë këtë proces është puna masive që bëhet prapa perdeve, sepse kemi të bëjmë me një padi e cila dorëzohet direkt kundër një shteti tjetër dhe kërkohet kujdes i shtuar. Procesi i paditjes së Serbisë për gjenocid është proces i gjatë, i komplikuar dhe shumë i ndjeshëm, ndaj si i tillë do të marrë kohë,” – ka thënë Kelmendi për gazetën Koha. E njëjta gjykatë ka konstatuar se përbën gjenocid vrasja e rreth tetë mijë myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës në Srebrenicë. Sipas GJND-së, Serbia nuk e kishte parandaluar, por ishte thënë të mungonin provat e mjaftueshme për ta bërë përgjegjës këtë shtet për gjenocidin e ushtruar/Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia