close

PRISHTINË: LIRIMET NGA DETYRA – REAGIME

Komente të ndryshme për lirimet nga detyra që i bënë dje kreu i PDK-së në njërën anë anëtarët e partisë me aktakuza dhe presidenti që e liroi nga detyra këshilltarin e tij serb që u raportua se ishte agjent i BIA-s serbe.

Ministri i Iovacionit Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit pas vendimit të shefit të tij të partisë Kadri Veseli për të liruar nga postet politike zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza. Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, tha se respekton vendimin e Veselit, ndërsa akuzat ndaj tij i konsideron të pabaza.

Vendimi i Veselit është përshëndetur nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataly Apostolova. Ajo mandje ka kërkuar që edhe partitë tjera të veprojnë njëjtë. Por kryeministri Haradinaj i cili ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Ministri Beqaj ka thënë se nuk do të veprojë njëjtë më partinë e tij AAK-në.

Edhe presidenti e ka shkarkuar një këhsilltar për të cilin mediat kanë raportuar se ishte agjent i BIA-s serbe.

Reagime të shumta ka pasur për këshilltarin serb të presidentit, madje është kërkuar që të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk mund të mblidhet ky këshill pa u vërtetuar pretendimet se ai ishte agjent i BIA-s serbe. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!