Prishtinë: Në fundjavë marsh në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

NË GJYKATËN SPECIALE KA NISUR PROCESI GJYQËSOR NDAJ PJETËR SHALËS

Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestës do ti paraprijë një marsh I ngjashëm në New York një ditë më parë ndërsa me datën tre prill në Hagë.

Ndaras nga ish krerët e UCK-së në Gjykatën speciale tashmë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës i njohur si komandant “Ujku” që akuzohet për krime lufte në Kukës, ndërmjet datave 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999..

Dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarit dhe të trupit gjykues.

Sipas dëshmitarit babai i tij e ka humbur shikimin tetë vjet pas torturave ku, sipas tij, ishte i përfshirë i akuzuari Shala. Seanca ka vazhduar me dëshminë e dytë, që është dëshmitarja me numrin 6.

Pjetër Shala është larguar nga salla ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet. Nga prokuroria nuk ka pasur kundërshtime që Shala të mos jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, por kanë kërkuar që i njëjti të ndjekë seancat në formë tjetër.

Trupi Gjykues i ka kërkuar mbrojtjes që të njoftojë para çdo seance, në rast se Shala nuk dëshiron të jetë fizikisht në sallën e gjyqit.

Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share