close

PRISHTINË: NIS FESTIVALI I MUZIKËS “SUNNY HILL”

Sonte në Prishtinë nis festivali ndërkombëtar i muzikës Suny Hill. Këngëtarët si Dua Lipa, Miley Cyrus e Njomza tashmë veç kanë arritur në Prishtinë.

Sot nis festivali ndërkombëtar i muzikës Sunnyy Hill.  Para nisjes së këtij festivali në një konferencë për media këngëtarja Dua Lipa ka bërë të ditur se fondacioni Sunny Hill ka ndarë 150 mijë euro për një akamedi për të rinjë e cila do të quhet “Sunny Hill Academy” Me këtë rast Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me “Sunnyhill Foundation” dhe “Sunnyhill Festival”. Kjo qendër për art dhe muzikë do të shërbejë për artistët e rinj, ndërsa Dua ka realizuar ëndrrën e saj.

Ajo u pyet nëse do të performojë me Calvin Harris këngën e tyre të përbashkët One Kiss.

Ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të ketë një bashkëpunim të ri me këngëtaren Miley Cyrus. Në konferencë gjatë gjithë kohës ishte edhe i dashuri i saj i ri Anwar Hadid. Sunny Hill festival gjithashtu ka ndarë shpërblime në shenjë mirënjohje për sponzorët e vitit të kaluar përfshirë edhe KlanHD.  Në edicionin e dytë të këtij festivali do të performojë yje të mëdha botërore si: Miley Cyrus, Calvin Harris e reperi shqiptar, Gashi. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/