close

PRISHTINË: PËRKUJTOHEN TË ZHDUKURIT E LUFTËS

Veseli: Zotohemi se nuk do të ndalemi pa ditur fatin e tyre


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i kuvendit, Kadri Veseli ditën e sotme bënë homazhe tek Memoriali për të Pagjeturit para Kuvendit të Kosovës. Duke vendosur lule ato përkujtuan personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Shoqatave.

Kreu i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë duke kujtuar kështu të humburit gjatë luftës 1998-1999.

Kryetari i parlamentit,Vesili, tha se Serbia i ka shumë borxh Kosovës dhe se ajo duhet të tregoj për fatin e të pagjeturve.

Veseli poashtu, deklaroi se u premton familjarëve të të pagjeturve se nuk do të ndalen deri sa të merret vesh për fatin e të pagjeturve.

Homazhe tek Memoriali për të Pagjeturit para Kuvendit të Kosovës ka bërë edhe presidenti, Hashim Thaçi i cili vendosur lule në nder të personave të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999. Poashtu, Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur. /Agjencitë/