close
Rajoni

PRISHTINË: PRESIDENTJA KRITIKON BEOGRADIN ZYRTAR

60008E3B-D4E3-440B-81DD-E222BCFFF8FB

AMBASADORI AMERIKAN PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, ka deklaruar se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.Ndërkohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidenca e Kosovës bën të ditur se Osmani ka folur me zyrtarin e lartë  të BE-së, Josip Borell, gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani.

Këtë fillim-javë kryeministri Albin Kurti u takua në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me katër pika si kushte për të dialoguar me Serbinë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, derisa, të njëjtat nuk janë pranuar nga pala serbe. Mospajtimi kryesor aktualisht ka të bëjë me ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe të popullsisë, për çka pala kosovare ka paraqitur rezerva, ndërkohë që të mërkurën ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ia ka bërë të qartë kreut të ekzekutivit kosovar se ‘Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe’.

Takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit do të mbahet me 25 korrik./KLan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia