close

PRISHTINË: SHËNOHET 20-VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

Personalitete të shumta nga rajoni e bota morën pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kështu u pritën nga qytetarët Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright. Duarktrokitje në shenjë falënderimi pati edhe për Ish-gjeneralin e NATO-s Wesley Clark. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka deklaruar se është nder i madh për të lidhja që ka me Kosovën. Ai ka shtuar se duhet të jemi mirënjohës që në këtë rrugëtim të vështirë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike.

“Çdoherë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam sërish këtu me ju”, ka thënë clinton. para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. merita për këtë i shkon qytetarëve të kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, u shpreh Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”.

“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave.”-thaMadeline Albright- Ish-Sekretare Amerikane e Shtetit.

Ndërsa zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matheë palmer ka thënë se tash është koha për marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nuk munduan falënderimet e krerëve të shtetit për kontributin dhe rolin e këtyre personaliteteve para 20  vjetësh. Ndërsa kërkuan integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Ndërsa nga Shqipëria mungoi Ish-kryeministri Sali Berisha, derisa presidenti Meta e kryeministri Rama qëndronin indiferent ndaj njëri- tjetrit.

Ndryshe gjatë ditës gjenerali Clark ka zhvilluar takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e meriton të jetë në NATO dhe BE. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/