close
Sport

PRISHTINË: SHGSK NDAU ÇMIMET “ALI SHALA”

shoqata e gazetarëve sportiv në Kosovë

Ekipi i Policisë së Kosovës fitoi turneun “Burim Hatipi 


Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës mbajti edicionin e radhës të çmimeve “Ali Shala” për zgjedhjen e gazetarëve më të mirë të vitit 2018 dhe turneun e futbollit “Burim Hatipi”. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin figurat më të njohura sportive të Kosovës, gazetarë në mesin e të cilëve edhe gazetarë sportiv nga Maqedonia. Kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantollinë fjalën e tij të rastit njoftoi për të arriturat, ngecjet dhe sukseset e Shoqatës në vitin 2018.

“Gjatë këtij viti gazetaria sportive humbi doajenin, ish-kryetarin dhe anëtarin e nderit të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Agim Binaku, ndërsa futbolli i Kosovës dhe në tërësi sporti humbi ikonën, legjendën dhe njeriun më popullor të vendit i cili tërë jetën ia kushtoi sportit, por ishte shumë i afërt edhe me komunitetin tonë, ish-futbollisti dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. “SHGSK-ja ndau mirënjohje të veçantë për veprën e këtyre dy figurave të mëdha të sportit” tha pos tjerash në fjalimin e tij Arlind Grantolli, kryetar i SHGSK-së.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në këtë ceremoni të radhës ndau çmime për komentatorin më të mirë,“Young Reporters “Fotografi më i mirë”, “Kronika më e mirë në Radio” dhe për “Shkrimi më i mirë i vitit”. Ndërsa fitues i turneut në nderim të ish-gazetarit dhe futbollistit të Prishtinës “Burim Hatipi”, doli ekipi i Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, e pranishme ishte edhe redaksia e sportit të televizionit Klan Maqedoni, me ç’rast, ndau mirënjohje për SHGSK-n dhe mirënjohje post mortum për legjendat e futbollit Fadil Vokrrin dhe Burim Hatipin.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia