Mundësit të ri nga Maqedonia e Veriut, Besir Alili I cili para disa ditëve u shpall kampion I Evropës në mundje, në kategorinë deri 48 kilogramë, në Firenca të Italisë, I është organizuar një pritje solemne. Kampioni I Evropës fillimisht është pritur në vendkalimin kufitar në Tabanoc, kurse më pas me autobus panoramik është drejtuar në Sheshin Skënderbe të Shkupit. Ndër organizatorët e pritjes prëmenden Komuna e Cairit dhe Klubi I Mundjes “Liria” nga Shkupi. Në edicionet e nesërme informative Klan Maqedoni do të jep më shumë detaje nga pritja e organizuar në nder të Besir Alilit. /Furkan Saliu/
PRITJE SOLEMNE PËR KAMPIONIN E EVROPËS BESIR ALILIN
