close
Top LajmeVendi

PROFESIONET STRESUESE, POR USHTROHEN ME DASHURI

Screenshot_2

Zjarrfikësit, gazetarët dhe koordinatorët e eventëve


Në mes gjithë porfesioneve të larmishme që ekzistojnë nëpër botë ka disa të cilët janë më stresuese. Organizatat amerikane në fundvit prezantojnë raporte në lidhje me 10 profesionet më me stres. E cilat janë ato profesione, na njofton kronika e përgatitur nga gazetarja Lindita Aliut.

Çdo person i punësuar ndihet i stresuar herë pas here. Niveli i stresit që e përjetojmë varet nga ajo se çfarë profesioni dhe pozite kemi. Disa nga profesionet janë me stresues, sidomos kur në pyetje është jeta e njeriut, këtë më së miri e shpjegon komandanti i njësitit të zjarrfikësve Uka Aliti.

Nga ana tejtër gazetaria renditet e pesta në listë sa i përket stresit, ata punojnë në presion të kohës, për të qenë të parët për lajmin e fundit.

Semra Ademi Koordinatore eventesh e cilëson këtë profesion stresues për arsyen e ngarkesës sa i përket përgjegjësisë dhe menaxhimit të kohës.

Ndryshe 10 punët më stresuese në botë janë ato që kryejnë,  ushtarët, zjarrfikësit, pilotët, policët, gazetarët ose reporterët, moderatorët, ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun, koordinatorët e eventeve, ekzekutiv i lart në korporatë, si dhe shoferët e taksive. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia