close

Profesori Afrim Osmani fiton çmimin shtetëror ”Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e Arsimit

Prof. dr. Afrim Osmani, profesor universitar është fituesi i këtij viti i shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e edukimit dhe arsimit. Në fushën e kulturës dhe artit shpërblimi këtë vit i ndahet akademikes Vllada Urosheviq, shkrimtare dhe Ismet Ramiqeviq, artist i artit figurativ.

Në fushën e shëndetësisë, shpërblimi i ndahet prof.dr. Sashko Jovev, kardiokururg, njoftoi sot Sektori për Ndjekje, Zhvillim dhe Mbështetje Logjistike pranë Ministrisë së Kulturës.

BIOGRAFIA E PROF. DR. AFRIM OSMANI

Që të tre ciklet e studimeve i kreu në fakultetin juridik Justiniani i Parë pranë Universiteti Shën Qirili dhe Metodi-Shkup në vitin 2002, 2006 dhe 2010, me çka në fund fitoj edhe gradën shkencore doktor i shkencave juridike.

Pas përfundimit të studimeve të drejtësisë, karrierën filloj në Ministrinë e drejtësisë 2003-2007. Nga viti 2007 u bë pjesë e bashkësisë akademike, së pari si asistent e më pas edhe si profesor në Fakultetin juridik pranë Universitetit të Parë Privat FON. Nga viti 2013 e deri sot është në marrëdhënie të rregullta pune në Fakultetin juridik pranë Universitetit të Tetovës, në të cilin është zgjedhur në thirrjen mësimore-shkencore PROFESOR ORDINAR.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!