close

PROJEKTI I RI I STADIUMIT “SAN SIRO”

Ulje e kapacitetit dhe restorante


Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe CEO i Interit, Alessandro Antonello ishin të pranishëm në një event të sponsorit të tyre të përbashkët, Beretta.

Në dalje të këtij eventi të dy drejtuesit e klubeve të Milanos u ndalën të flasin për projektin e ri të stadiumit të tyre. Akoma plani është në fazë shqyrtimi dhe pritet që së shpejti projekti të kalojë për miratim në komunën e epiqendrës së veriut të Italisë.

Si Scaroni dhe Antonello theksuan se tifozët e Interit dhe Milanit janë miqësor mes tyre, jo si ata të Romës dhe Lazios, prandaj bashkëpunimi mes klubeve do jetë më i thjeshtë dhe do kenë synim kryesor përparimin së bashku.

Në planin e ri të mitikut “San Siro” parashikohet që kapaciteti të ulet deri në 60 mijë vende, duke parë se vetëm në 5-6 ndeshje në sezon stadiumi mbushet plot. Theksi u vendos te ofrimi i kushteve sa më komode për tifozët e tyre, duke iu ofruar shërbim cilësor brenda impiantit modern.

Ideja e dy klubeve është krijimi i një stadiumi për afrimin e familjeve, një ambient me restorante dhe mundësi argëtimi para ndeshjeve. Në këtë ide dy drejtuesit përmenden stadiumin e ndërtuar nga JuventusI, apo të klubeve të mëdha në Evropë si Real Madrid, Chelsea, Atletico Madrid. /Agjencitë/