Prokuroria kërkon që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë të ditur se kanë kërkuar që t’i zgjatet masa e paraburgimit edhe për dy muaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Në këtë drejtim, Paneli rikujton se arsyetueshmëria e vazhdimit të paraburgimit të një të akuzuari duhet të vlerësohet në faktet e secilit rast dhe sipas veçorive të tij, të cilat në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e z. Thaçi; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe mundësia e një dënimi më burgim të gjatë; (iii) rreziku që z. Thaçi do të pengonte procedurat e KS”. (Iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme; (v) faktin që masat kufizuese për lirimi nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër z. Thaçi; dhe (vii) fakti që vazhdon të bëhet progres drejt fillimit të gjykimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-eprorët e UÇK-së u arrestuan nëntorin e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share