close
Top LajmeVendi

PROKURORIA: SOFTUERI – HETIME PËR KATËR PERSONA

F7730C38-1EBB-405A-A19B-35F3A1CE1825

“EKZISTON RREZIKU I ARRATISJES SË RASHKOVSKIT DHE STANÇEVIT”


Policia sot ka ndaluar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovskin dhe pronarin e firmës “Invoka Grup”, Daniel Stançevin me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, lidhur me rastin e furnizimit me softuer, të cilin MPB-ja me muaj nuk e ka shfrytëzuar – kanë konfirmuar nga Prokuroria.

Në komunikatë thuhet se dje ishte marrë vendimi për hapjen e hetimeve për katër persona për shkak të dyshimeve të bazuara për keqpërdorime të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

PROKURORIA

“Në periudhën kohore nga Janari 2019 deri në Korrik 2020, I dyshuari I parë si person zyrtar, I ndihmuar nga të dyshuarit tjerë, me paramendim ka kryer tri veprime të ndërlidhura kohore, që paraqesin kryerje të shumëfishtë të veprës së njëjtë. Para zbatimit të procedurës për furnizim publik të softuerit, I dyshuari I parë ka dakorduar furnizimin e softuerit me të dyshuarin e tretë duke dorëzuar patentën e tij për të cilin ka dhënë kahje për përgatitjen e specifikacionit teknik për furnizimin publik. I dyshuari I katërt si bashkëpunëtor I jashtëm ka transmetuar informacione për rrjedhën e procedurës për të dyshuarit – pjesëmarrës në furnizimin publik” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në vazhdim thuhet se në verën e vitit 2019 I dyshuari I parë ka marrë vendime për furnizim publik për nevojën për softuer edhe pse në atë kohë nuk ishte lidhur marrëveshja për një gjw të tillë.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Dragi Rashkovskin dhe Daniel Stançevin, për shkak se sic thuhet në komunikatë, ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku I arratisjes, fshehjes dhe ndikimeve ndaj dëshmitarëve derisa për të dyshuarit tjerë I ka dhënë propozim gjykatës t`u caktojë masën e kujdesit – ndalesë për t`u larguar nga vendbanimi.

Bëhet fjalë për hetimin për lëndën për furnizim me softuerin ku ai si ish-Sekretar I Përgjithshëm I Qeverisë, e kishte marrë para 8 muajve nga firma “Invoka Grup” duke paguar 81.000 euro me qëllim që të përdoret në kuadër të projektit të MPB-së “Qyteti I sigurt”.

Nga MPB-ja kanë thënë se një softuer të tillë as që e përdorin, e as që planifikojnë ta shfrytëzojnë për shkak se janë duke punuar në projekt të ri në këtë temë. Në mënyrë plotësuese, Rashkovski ka patentuar idenë për softuerin që më vonë me furnizim publik e ka porositur dhe ia ka paguar “Invoka Grup” nga buxheti I shtetit, para se të bëhet testimi I funksionalitetit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia