Prokurorja e përgjithshme e New York, Leticia James, ka hedhur në gjyq “Trump Foundation”, duke kërkuar rikthimin e 2.8 milionë dollarëve të mbledhura për bamirësi, e që në fakt u përdorën për garën presidenciale të Donald Trump.
Në seancën e parë priten dëshmitarë dhe e-maile si prova. “Trump Foundation” u mbyll dhe ka shpërndarë 1.7 milionë fonde të mbetura në organizata jo fitimprurëse, në Dhjetor të vitit të kaluar, nën monitorimin e gjykatës. /Agjencitë/