close
Vendi

PROMOVOHET STRATEGJI DYVJEÇARE PËR HETIME FINANCIARE

2CC9146D-E09D-4FEA-B184-0BD62ADADEDE

JOVESKI: NË HETIMIN E KRIMEVE TË MARRIN PJESË MË SHUMË INSTITUCIONE


Deri tani pasuria e kryerësve të veprave penale nuk është shqyrtuar sa duhet nga ana organeve kompetente, ka mungesë të ligjit për origjinën e pasurisë si dhe janë detektuar shumë mangësi në këtë drejtim. Kështu kanë konstatuar pjesmarrësit në promovimin e “strategjisë për forcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pronave 2021-2023”

Lubomir Joveski, prokuror republikan

“Dua të theksoj se promovimi i strategjisë së sotme nuk do të thotë se organet kompetente deri tani aspak nuk e kanë shqyrtuar pasurinë e kryerësve të veprave penale ose se nuk kanë vepruar në atë pjesë. Strategjia siç u shprehën të gjithë të pranishmit ka për qëllim që të përmirësohet ky bashkëpunim që patjetër duhet të jetë ndër-resorësh. Format e reja të krimit nuk mund ti hetojë vetëm një organ, duhet që në hetimin e këtyre krimeve të marrin pjesë më shumë institicione dhe gjerat të shqyrtohen nga aspekte të ndryshme.”

Drejtori i policisë financiare thekson se me ligjin për origjinën e pasurisë, autoritetet gjyqësore do të autorizohen që të kërkojnë prejardhjen e pasurisë, me çka krijohen kushte për konfiskim të pasurisë ilegale.

Arafat Muarremi, drejtor i Policisë Financiare

“Gjithmonë e kam theksuar se na mungon ligji për origjinën e pasurisë. Me rregullativën ekzistuese nuk kemi autorizime të mëdha  që të vërtetojmë ose të tregojmë se pasuria e fituar është hedhur në emër të një personi të tretë. Por me sjelljen e ligjit për origjinën e pasurisë me të cilin do të autorizohen organet gjyqësore që të kërkojnë nga personat që kanë fituar një pasuri të caktuar të tregojnë edhe prejardhjen e asaj pasurie. Atëherë do të mund të kemi kushte për konfiskim të pasurisë. Rregullativa ligjore momentale thotë se ajo që është pasuri e tij të vërtetohet se ne çfarë mënyre është fituar, por dihet që tek ne gjithmonë paraqitet vetëm pasuria ligjore ose është hedhur në pronësi të tyre vetëm pasuria legale, pjesa tjetër asnjëherë nuk është në pronësi të tyre ose familjes së afërt.

Ndërsa zëvendëskryministri Nikollovski tha se deri më tani janë bërë shumë punë, por janë detektuar edhe shumë mangësi.

Ljupco Nikollovski, zvkryeministër kundër krimit dhe korrupsionit 

“Qëllimi kryesor i gjithë kësaj që po e bëjmë  është që qytetarët të shohin rezultatet dhe qytetarët të shohin se si kriminelëve ju konfiskohet pasuria, se si ju vihet në gjurmë rrjedhjeve të parave. Ka disa punë që janë bërë deri tani por ka edhe shumë mangësi që janë detektuar deri më tani.”

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se kjo strategji do të ndihmojë shumë në përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar. Ai sqaroi se parashihet të hetohen tregtia me drogë, kontrabanda me migrant, terrorizmi dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtaredhe të gjitha aktivitetet tjera jolegale, të cilat siç tha ai, do të rezultojnë me përcaktim të masave dhe sigurimin e prinave me qëllim konfisikimin e mëvonshëm me procedurë gjyqësore.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia