Zaev: Kohezioni social është qëllimi jonë i përbashkët
Më 21 maj, Dita botërore e diversitetit kulturor, dialogut dhe zhvillimit u promovua strategjia “Një shoqëri për të gjithë”, mbajti fjalim kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska si dhe drejtori i parë ekzekutiv i Asociacionit për iniciativa demokratike Albert Musliu.
Koncepti “Një shoqëri për të gjithë” u kthye në strategji e cila ka për qëllim ta përmirësojë tolerancën ndërkulturore midis të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë fetare, etnike ose nacionale. Kjo strategji është e rëndësisë së veçantë në pjesën e rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe për raportin e fundit të Komisionit Evropian për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian. Krijuam model me të cilin duhet të krenohemi, model i shoqërisë së suksesshme dhe funksionale, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
“Vërtetuam se kemi vullnet politik dhe shoqëror për zgjidhjen e problemeve, mund të vërtetojmë se dimë të krijojmë model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale e barabartë, për të gjithë. Model për të ardhmen tonë të përbashkët i cili fillon me respektim të të gjitha bashkësive.”- deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Kjo strategji do të na orientojë për tkurrjen e plotë të shovinizmit kombëtar, vlerat joreale dhe ndarjet, deklaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, duke theksuar se padurumi ekziston jo vetëm në Maqedoni, por në tërë Evropën.
“Vala e nacionalizmit e promovuar nga e djathta ekstreme na shpie drejt përjashtimit të bashkësive, drejt përjashtimit të dallimeve. Kjo strategji në krahasim me ata na orienton drejt ndërtimit të ardhmërisë së shoqërisë sonë multikulturore përmes idesë së interkulturalizmit, gjë që dallimet nuk i sheh si rreziqe, por si pasuri.”-shprehet Renata Deskoska-Ministre e Drejtësisë.
Analisti Albert Musliu dha një pasqyrë të shkurtër të ndërtimit të konceptit qytetar nga pavarësimi i vendit deri sot, Musliu theksoi se Maqedonia për dallim nga shumë vende të tjera në momentin e duhur i njohu përfitimet nga kohezioni qytetar – shoqëri e barabartë për të gjithë.
“Ne tanimë kemi multietnicitet të njohur si në shoqëri ashtu edhe në rregullativën kushtetuese dhe juridike, por ai duhet të zhvillohet edhe më tej, të avancohet, që të arrijmë komunikim interkulturor dhe shoqëri interkulturore, e cila do të sigurojë kohezion real, efikas dhe produktiv për të gjithë.” –theksoi Albert Musliu-ADI.
Përgatitija e kësaj strategjie filloi para gjashtë muajve, në fazën përgatitore të këtij dokumenti të rëndësishëm morën pjesë një numër i madh i organizatave qytetare, të organizuara në grupe pune të niveleve të ndryshme. Para gjashtë muajsh Qeveria e emëroi si të autorizuar për udhëheqjen e këtij dokumenti strategjik Rubin Zemon, këshilltari i atëhershëm i kryeministrit Zoran Zaev për zhvillimin e shoqërisë multikulturore, interkulturalizmit dhe komunikimeve interkulturore, sot deputet në Kuvendin e Republikës së Maqeonisë së Veriut. /Verica Dimitrijevska/