Ministri i Arsimit dhe Shkencave, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp shpalosi propozim–ligjin e ri për arsimin fillor dhe e quajti atë si një nga reformat më të thella që është bërë ndonjëherë në arsimin fillor në vend. Sipas ministrit Ademi risitë kryesore janë se ministri do të përcaktojë në mënyrë të drejtpërdrejt standardet e shkollave në rang republike. Numri i nxënësve do të zvogëlohet nga 24 deri në 30 nxënës për klasë, deri tani ka qenë nga 24 deri më 34. Tani e tutje jo më shumë se 30 nxënës për një klasë. Paralelet e kombinuar do të jenë me 10 nxënës dhe jo më shumë se 15 nxënës për një klasë. /Klan Macedonia/