close
Top LajmeVendi

PROPOZIM LIGJI PËR SHTETËSI TË ENJTEN NË KUVEND

C257D0A3-F45E-4FA1-AD04-3491FF1A89C8

ZAEV PYET “TË MAJTËN” ÇFARË PROBLEMI KA ME LIGJIN, APASIEV PËRGJIGJET


Propozim-Ligji për shtetësi është vendosur si pikë e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit për ditën e enjte. Drafti i Qeverisë i propozuar me yll Evropian është vendosur si pikë e 7, ndërsa pas paralajmërimeve për bllokim të punës së Kuvendit nga ana e partisë “E majta”, Zaev kërkon sqarime se çfarë problem ka kjo parti me këtë ligj.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“23 Nëse nuk e lëshohet me yll evropian ASH-AAA-ja do ta bllokojnë kuvendin, nëse e lëshoni “E majta” bllokon. Ne po mundohemi të dëshmojmë çfarë është e rëndësishme. Kemi qytetarë në shtet, të cilët sipas ligjit duhet të kenë shtetësi, por nuk kanë. Me ligjin e ri i zgjerojmë kriteret dhe lehtësojmë procedurën. Janë 15-16 kritere bazuar në ligjin e vitit 2004, nuk më kujtohet sakt,  dhe e kemi përfshirë rregullativën Evropiane për të treguar se si atje jepet shtetësia në raste të ndjeshme si këto, me procedurë normale”

E menjëhershme ishte përgjigjja e kreut të së majtës, Dimitar Apasiev, I cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social fejsbuk tha se kryeministri dëshiron të dijë argumente të cilat sipas tij, janë elaboruar nëpër komisione të parlamentit, nëpër konferenca për mediat dhe emisione televizive, por se ai nuk e ka problem që t’I përsëris ato. Njëra nga argumentet sipas tij, është se nuk bëhet fjalë për ligj që ka të bëjë me qytetarë pa shtetësi, por për qytetarë të cilët tashnë kanë shtetësi kosovare.

DIMITAR APASIEV, “E MAJTA”

Ligji është në kundërshtim me konventën evropiane për shtetësi të Këshillit të Evropës së vitit 1997 ( të cilën ne e kemi ratifikuar në vitin 2002). Ligji nuk kërkon marrëdhënie efektive me shtetin që I jep shtetësinë, që është një fenomen I panjohur.”

Nga ana tjetër opozita shqiptare pret që përveç miratimit të nevojës në këtë seancë, javën që pason, para se Kuvendi të shkon në pushim vjetor, propozimi të kalon fazën e amendamenteve dhe të vendoset për miratim. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia