Më shumë vërejtje dhe më pak dënime nga ana e inspektorëve, sipas zgjidhjes së re ligjore të cilën e paralajmëroi ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp.
Shitore të vogla koloniale, firma me vetëm një apo disa të punësuar cdo ditë ballafaqohen me inspektime të cilët ju shqiptojnë dënime edhe për mungesa të vogla, por atyre u shkaktojnë vështirësi plotësuese, apo thjesht ekzistimin ne treg. Pikërisht për këtë është përgatitur edhe një ligj me të cilin firmat paraprakisht do të kenë vërejtje me qëllim që të zvogëlohen dënimet, por kontrolli i inspektoriatit është kompetent për t’i kontrolluar, -thotë ministri Damjan Mancevski.
“Këto sipërmarrje të vogla nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm, sado që të duan, që t’i ndjekin të gjitha ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me ta, kjo është e pamundshme dhe prandaj detyrohemi t’u japim mundësi që të korrigjohen dhe ta shmangin gabimin para se të dënohen.”– deklaron Damjan Mançevski-Ministër.
Mancevski theksoi se në nivel lokal dhe nacional ka rreth 1000 inspektorë dhe ky është indikator për nevojën e punësimeve të reja në këtë sektor, madje paralajmërohet edhe rritja e rogave të inspektorëve për 10 për qind, duke marrë parasysh vellimin e punës dhe rreziqet e resorit të inspektoriatit, -thotë ai.
“Diskutojmë edhe për rritjen e rogave, me ligj është paraparë një dinamikë e caktuar, por përparësi do të kenë ato shërbime që ballafaqohen me rrezik më të madh.” –shprehet Damjan Mançevski-Ministër.
Me zgjidhjen e re ligjore, hapet mundësia e më shumë kandidatëve të interesuar për të konkurruar. Me këtë ligj, do të ketë edhe lehtësime të tjera, siç thotë ministri, në mënyrë që të ndihmohet ekonomia dhe komuniteti i biznesit. /Verica Dimitrievska/