Protesta, Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme botërore

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkruar në Facebook për mediat e huaja që pasqyruan protestën e opozitës e organizuar një ditë më parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Të gjitha agjencitë radiot, televizionet, gazetat, kryesore të lajmeve të botës Reuters, AP, AFP Ansa, VOA, DË, REL i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme në SHBA, Europë dhe kudo në botë protestës madhështore të opozitës Shqiptare kundër korruptimit nga ana e Edi Ramës të kreut të kundërzbulimit të FBI McGonigal si vrasës me pagesë ndaj opozitës shqiptare”, thotë lideri historik i demokratëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Opozita kërkoi të shtunën dorëheqjen e Kryeministrit Rama, në një protestë paqësore të zhvilluar para selisë së qeverisë, pasi e akuzon ate së është i përfshirë në skandalin e dosjes së ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Protesta u mbyll në mënyrë paqësore me premtimin për të vijuar pasditen e të hënës, në orën 17:00, kur Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share